Presidenti Erdogan gjatë fjalës së tij të mbajtur në parlamentin turk ka theksuar se anija ‘Oruc Reis’ është kthyer të mbarojë detyrat e saj në Detin e Mesdheut Lindor.
Ai e ka akuzuar shtetin fqinj, Greqinë se ka’ dështuar të përmbushë premtimet e saj në diskutimet dhe platformat e BE, NATO”.
Duke folur para grupit parlamentar tëpartië së tij, Erdogan tha: “Ne do të vazhdojmë të japim përgjigjet që Greqia dhe pala greke qipriote meritojnë, të cilët nuk i mbajtën premtimet e tyre në bisedimet që u zhvilluan brenda kornizës së NATO dhe BE “
Presidenti turk tha gjithashtu se Grupi i Minskut po vononte në trajtimin e konfliktit të Nagorni-Karabakut dhe përsëriti që rajoni duhet t’i kthehet Azerbajxhanit.
Në të njëjtën fjalim, Erdogan gjithashtu pretendoi se Turqia nuk ka dërguar luftëtarë Sirianë në Azerbajxhan. Ai shtoi se Turqia mbështet plotësisht aleatët e saj Azerbajxhanas.