Erdoğan: Organizata e Bashkëpunimit Islam të takohet “pa vonesa të mëtejshme” për të mbrojtur Kudsin

nga Xh M

Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan u kërkoi sot liderëve të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) që të takohen në nivel lidershipi “pa vonesa të mëtejshme” për të ndihmuar në mbrojtjen e palestinezëve dhe Kudsit kundër sulmeve të Izraelit, raporton Anadolu.

“Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI), e cila ka për detyrë të mbrojë kauzën e Kudsit, nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj këtyre sulmeve gjithnjë e më të pacipa”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit qeveritar në kryeqytetin turk Ankara.

“Është urgjente që organizata të mblidhet në nivel lidershipi pa vonesa të mëtejshme dhe të demonstrojë qëndrimin vendimtar të botës islame”, shtoi ai.

Në lidhje me vrasjen e aktivistes Ayşenur Eygi, shtetase e dyfishtë e Türkiyes dhe e SHBA-së, nga ana e forcave izraelite gjatë një proteste kundër vendbanimeve të paligjshme pranë Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, Erdoğan tha se Ankaraja do të ndërmarrë “çdo hap ligjor” për të siguruar që gjaku i saj “nuk është derdhur kot”, duke përfshirë apelimin në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, e cila tashmë po heton akuzat për gjenocid të kryer nga Izraeli.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More