Erdogan – Putin: Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në procesin e paqes

nga Xh M

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka theksuar se Türkiye do të vazhdojë të kontribuojë në proceset e paqes, transmeton Anadolu.

Gjatë bisedës Erdoğan-Putin, njoftoi Drejtoria e Komunikimit e Türkiyes, dy liderët diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për çështjet rajonale dhe globale.

Erdoğan theksoi se Türkiye vazhdon përpjekjet e saj për t’i dhënë fund tensioneve në rajon.

Presidenti turk tha se qëllimi i tyre është rritja e bashkëpunimit në shumë sfera, veçanërisht në zgjerimin e vëllimit të tregtisë dypalëshe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More