Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Erdogan: Së shpejti do të lëshojmë satelitë në hapësirë nga territori ynë

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan aspiron ta bëjë Turqinë një qendër ndërkombëtare të lëshimit të satelitëve në hapësirë.

Erdogan e zbuloi këtë gjatë takimit të djeshëm të kabinetit. “Më 8 janar, ne dërguam satelitin tonë Turksat 5A nga Amerika në orbitë. Verën e ardhshme do të lëshojmë 5B. Ne kemi filluar punën për vendosjen e një instalimi mikro-satelitor në vendin tonë.

“Në një të ardhme jo shumë të largët, do të dërgojmë satelitët tanë dhe ata të miqve tanë, nga objektet tona,” tha ai , duke theksuar rëndësinë e sipërmarrjes ambicioze të Turqisë.

Ai gjithashtu bëri të ditur qëllimet e tij për të ndryshimi i Kushtetutës së vendit, duke rikonfirmuar frikën e opozitës për forcimin e mëtejshëm të sistemit të qeverisjes.

Erdoğan theksoi se nëse partia qeverisëse turke, ajo për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), arrin konsensus me partnerin e saj në Aleancën e Popullit, atëherë është i mundshëm “një veprim për hartimin e një kushtetute të re në periudhën e ardhshme”. g.v/abcnews.al

Postime të ngjashme

Kina reagon për akuzat e ShBA-së  mbi gjurmimin e virusit

Z H

Një vit nga shpërthimi vdekjeprurës në Bejrut

D V

SHBA-ja premton miliona vaksina për vendet në nevojë

D V

Disa të plagosur nga një sulm në Kabul

D V

Wang Yi: Kina do të jetë gjithmonë partnere e ASEAN-it

Z H

Tsikhanouskaya: E di se mund të zhdukem çdo moment

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...