Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Erdogan telefonon Osmanin: Marrëdhëniet vëllazërore do të forcohen edhe në epokën e re

President turk, Recep Tayyip Erdogan e ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në postin e presidentes së Kosovës.

I pari i shtetit të Turqisë ka pasur një bisedë telefonike me Osmanin teksa e përgëzuar për zgjedhjen si presidente e re e vendit tonë.

“Sot e përgëzova presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu përmes një telefonate. Në bisedën tonë me Osmani-Sadriun diskutuam rreth çështjeve rajonale dhe marrëdhëniet e tyre”, ka shkruar fillimisht ai në llogarinë personale në Twitter.

“Unë shpreha qëndrimin konstruktiv të shoqërisë turke, një pjesë integrale e strukturës multikulturore të Kosovës në procesin e qeverisë së re dhe zgjedhjet presidenciale”, shtoi Erdogan.

Gjithashtu,  ai shprehu bindjen se miqësitë historike dhe marrëdhëniet e vëllazërisë do të forcohen edhe në epokën e re. “Në bisedën tonë, unë deklarova se bashkëpunimi i shumanshëm midis vendeve tona kontribuon në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit”, përfundoi ai.

Ndryshe, Osmani-Sadriu gjatë mbrëmjes së kaluar ka marr besimin e 71 votave dhe 11 janë shpallur të pavlefshme.

Postime të ngjashme

Musliu: Albin Kurti mashtroi Kosovën për dialogun

Dafina Vidishiqi

Kamberi: Pajtimi me Serbinë nuk mund të ndodhë pa ballafaqimin e saj me të kaluarën

Dafina Vidishiqi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Dafina Vidishiqi

Demhasaj: PDK gradualisht po largohet nga lidhja që kishte me UÇK-në

Dafina Vidishiqi

Takimi Kurti – Macron: Njohësit e çështjeve politike e konsiderojnë presion për dialogun

Dafina Vidishiqi

Norvegjia i dhuron mbi 180 mijë doza të vaksinës antiCOVID për Kosovën

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...