Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Erdogan: Turqia do ta prodhojë vaksinën e vet e cila do të jetë e disponueshme mes muajit shtator dhe tetor

Vaksinat anti-Covid duhet të jenë të lira në të gjitha vendet. Kjo u argumentua nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke folur në debatin ndërkombëtar mbi eliminimin e patentave.

Sipas mediave të huaja, Erdogan theksoi se Turqia do të jetë në gjendje të prodhojë vaksinën e vet, e cila mund të jetë e disponueshme mes shtatorit dhe tetorit.

“Shkenca është një e mirë e përbashkët e njerëzimit, nuk duhet të ketë xhelozi,” – tha udhëheqësi i Ankarasë, sipas të cilit një serum turk mund të jetë i disponueshëm midis shtatorit dhe tetorit.

“Kur të jetë gati, Turqia do të ndajë vaksinën e saj Covid-19 me të gjithë,”- premtoi Erdogan.

Deri më tani, Ankara ka përdorur vaksinën kineze Sinovac dhe Pfizer-BioNTech dhe ka njoftuar një furnizim të ardhshëm të Sputnik V. Që kur filloi fushata në mes të janarit, gati 25 milion janë administruar në vend, përfshirë mbi 10 milion nxitës.

Postime të ngjashme

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Dafina Vidishiqi

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Dafina Vidishiqi

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Dafina Vidishiqi

Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Dafina Vidishiqi

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Dafina Vidishiqi

Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...