Erdogan: Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e 14 zjarreve pyjore

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se vazhdojnë përpjekjet në Turqi për vënien në kontroll dhe shuarjen e 14 zjarreve pyjore që kanë shpërthyer që nga e mërkura, ndërsa 57 janë vënë nën kontroll.

 

Duke folur para gazetarëve në Stamboll, Erdoğan tha se gjithsej 45 helikopterë janë angazhuar në përpjekjet kundër zjarreve të mbetura pyjore.

“Nga sot, numri i avionëve është rritur në pesë-gjashtë me aeroplanët nga Rusia”, tha ai, duke shtuar se edhe Azerbajxhani gjithashtu do të dërgojë një aeroplan amfib.

“Beteja kundër zjarreve pyjore ende është duke vazhduar në 1.140 pika”, tha ai, duke shtuar se mjetet ajrore pa pilot (UAV) po monitorojnë situatën në rajon gjatë gjithë kohës.

Erdoğan gjithashtu tha se hetimit mbi shkakun e zjarreve në pjesë të ndryshme të vendit “vazhdojnë intensivisht”.

Flakët shpërthyen ditët e fundit në provincat jugore të Turqisë, Antalya, Mersin, Osmaniye, Adana dhe Kahramanmaraş.

Zjarre gjithashtu shpërthyen edhe në provincën jugperëndimore Muğla dhe provincat qendrore Kirikkale dhe Kayseri. 

Related posts

OBSH: Numri i të infektuarve dhe viktimave me coronavirus po rritet sërish

D V

Raportoi zhdukjen e gruas 39 vite më parë, tani akuzohet për vrasjen e saj – kufoma e britanikes gjendet në gropën septike të fermës ku ata jetonin

D V

Donatorët zotohen se do të ndajnë mbi 1 miliard dollarë për Afganistanin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com