Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

‘Erëra të forta, dallgët do arrijnë lartësinë 3 metra’, Drejtoria Detare në Shqipëri apel për kujdes

Që prej mbrëmjes së djeshme vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, erë dhe stuhi.

Për shkak të kësaj situate të motit të keq Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar të gjithë operatorët të marrin masa me qëllim parandalimin e çdo situate për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i erërave të forta me drejtim nga jugu më 25 – 26 shtator moti do të përkeqësohet, në zonën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit.

Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 metra dhe perioda 6 sekonda.

Vendi ynë do të përfshihet nga erëra të forta dhe shi në formë rrebeshi me intensitet të lartë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të cilat duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurtë dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare

Kujdes!

Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim jug në daten 25 shtator 2020 deri më 26 shtator 2020 moti do të përkeqësohet, në zonën bregdetare të adriatikut dhe jonit. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 m dhe perioda 6s .Vendi ynë do të përfshihet nga era të forta dhe shi në formë rrebeshi me intesitet të lartë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Postime të ngjashme

Presidenti Meta në Ditën Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut: Ju ftoj të gjithëve të mposhtim frikën apo indiferencën dhe të ndërtojmë solidaritetin

Bekim Laçi

Covid-19, mbërrijnë 20 mijë doza AstraZeneca, të dhuruara nga Greqia

Bekim Laçi

Balla: Koha kur politika kishte kompetenca në emërimet në drejtësi ka përfunduar

Bekim Laçi

Komisioni Zgjedhor i PD shpall zyrtarisht rezultatet: Lulzim Basha fitues, ja si u ndanë votat mes 4 kandidatëve

Bekim Laçi

Protesta e maturantëve në Fier, drejtoresha e Arsimit iu bën moral: Këto janë brezat që ne po edukojmë?

Bekim Laçi

Pas Greqisë dhe Italia i mbyll ‘dyert’ shqiptarëve, shtyhen kufizimet deri më 30 Korrik

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...