Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Erëra të fuqishme në Dukagjin, ndërprehet energjia elektrike

Erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin energjetik të zonës së Dukagjinit.

KEDS ka njoftuar se erërat e fuqishme që kanë kapluar vendin në orët e vona dhe përkeqësimi i kushteve atmosferike ka bërë që furnizimi me energji elektrike në zonën e Dukagjinit të afektohet nga dëmet që janë shkaktuar në rrjet.

“Peja dhe Gjakova janë zonat më të afektuara aktualisht, ku erërat e fuqishme po vazhdojnë me intenzitet të lartë duke vështirësuar edhe punën e ekipeve të terrenit.

KEDS ka angazhuar menjëherë dhjetëra ekipe të cilët kanë dal në terren për të sanuar dëmet në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji për konsumatorët e afektuar.

KEDS njëherazi ju bën thirrje qytetarëve që në rast se shohin ndonjë avari në rrjet, asesi të mos i afrohen por të telefonojnë Qendrën e Thirrjeve në 0800 791 00 apo të shkruajnë përmes rrjeteve sociale”, thuhet në njoftimin e KEDS’it. 

Postime të ngjashme

Sa janë të sigurta të dhënat personale në Kosovë?

D V

Nagavci ka një kërkesë për mësimdhënësit: Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimorë të vaksinuar

D V

Kurti: Jemi të përkushtuar për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut

D V

Gërvalla në Slloveni: BE-ja duhet ta ndalë ‘Mini-Shengenin’, i rrezikshëm për paqen në Ballkan

D V

Mungon një i akuzuar, dështon gjykimi ndaj Milaim Zekës dhe të tjerëve

D V

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin Salih Mustafës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...