Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Erërat që frynin me shpejtësi mbi 150 km/h shkulën panelet e xhamit që shërbenin si dysheme në urën 300 metra të lartë, turisti kinez mbetet i varur në rrethojën mbrojtëse

Një turist mbeti i varur në rrethojën mbrojtëse të një ure, pasi panelet e xhamit që shërbenin si dysheme – u shkëputën dhe ranë nga ura 300 metra e varur në një atraksion turistik në Kinë.

Gjithçka ndodhi pas erërave të forta, që shkëputën panelet e xhamit mbi urën e ndërtuar në malin Piyan në qytetin kinez Longjing

Pamjet rrëqethëse shfaqin burrin duke u mbajtur në rrethojën mbrojtëse, pasi erërat frynin me shpejtësi prej mbi 150 kilometra në orë dhe si pasojë kishin shkulur panelet e xhamit që shërbenin si dysheme.

Pamjet e këtij burri fillimisht ishin publikuar në platformën Weibo e më pas edhe në mediat e tjera sociale, ndërsa mediat kineze raportojnë se pas intervenimit të ekipeve të zjarrfikësve burri është shpëtuar.

Postime të ngjashme

Një grua lë punën e saj për ta kthyer një furgon të vjetër në “shtëpinë e saj të ëndrrave”

Dafina Vidishiqi

Kongresmeni amerikan harron që ka kamerën e ndezur – tregon se nuk kishte pantallona gjatë një takimi virtual

Dafina Vidishiqi

Të jetuarit sipas mënyrës Zen – 5 gjëra që duhet të dini

Lea Muslija

16 shtetet që kanë nisur të përdorin pasaportën COVID për të udhëtuar në BE

Lea Muslija

Video që lexon buzët e Kate dhe zbulon si i thërret ajo vjehrrit të saj, princit Charles

Lea Muslija

Miliarder, udhëtar apo model? Çfarë bëri krijuesi i Telegram që e futi në telashe me agjencinë e intelegjencës ruse?

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...