Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ERGO: Romët në Maqedoninë e Veriut janë më të goditur nga kriza

Shkup, 8 prill – Zhurnal.mk – Mustafa Jakupov, nga rrjeti i organizatave joqeveritare ERGO i cili merret me të drejtat dhe çështjet në interes për popullatën rome përgjatë Evropës, në deklaratë për MIA-n tha se nevojitet vetëdijesim i publikut, por edhe luftë konkrete kundër urrejtjes ndaj popullatës rome nga ana e autoriteteve shtetërore, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Organizata ERGO me seli në Bruksel është rrjet i organizatave të cilat merren me çështjet rome si në BE ashtu edhe në Ballkan.

Në ditën ndërkombëtare të romëve, Mustafa Jakupov nga ERGO, për MIA-n foli për atë se romët janë veçanërisht të prekur nga kriza e shkaktuar nga Kovid -19, në planin shëndetësor, social dhe ekonomik.

“Në këtë moment bashkësia më e ndjeshme dhe më e goditur nga Kovid-19 është bashkësia rome. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes të virusit edhe pse ishin të mençura dhe logjike në kohë të pandemisë shkaktuan përkeqësim të pozitës sociale dhe ekonomike të bashkësisë rome”, sqarojnë nga ERGO në dokumentin kushtuar gjendjes me romët në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i krizës shëndetësore.

Organizata përkujton se shumë familje rome janë të varura nga punë sekondare si grumbullimi i plastikës, letrës dhe shitje në tregje të cilat tani janë të mbyllura. E kështu sot me Kovid-19, 90 për qind e familjeve rome janë në situatë të mos mund t’i përmbushin nevojat më themelore si ushqimi. Theksohet fakti se romët morën ndihmë minimale nga shteti edhe pse janë më të rrezikuar, ndërsa situata e tyre shumë shpejtë mund të përkeqësohet në mënyrë shtesë për shkak të standardeve substandarde dhe infrastrukturave në të cilat jetojnë ata.

Edhe më të goditura janë gratë rome, siç tregoi hulumtimi i Amensti Interneshënëll për Maqedoninë e Veriut këtë javë.

“Sa i përket grave rome, veçanërisht sa i përket shëndetit dhe të drejtave riprodhuese, autoritetet bëjnë shumë pak dhe ka shumë pak masa në fuqi”, tha Jakupov për MIA-n.

Ai përkujtoi për atë se në Shuto Orizarë edne nuk është emëruar gjinekolog amë dhe mjek amë.

“Kjo në mënyrë shtesë përkeqësohet kur nuk ka spital funksional, ndërsa mjekët trajtojnë më shumë se 4.000 të moshuar dhe 1.200 fëmijë në kohë të pandemisë. Duhet të përforcohet vetëdija për këto çështje në media”, bën thirrje Jakupov, dhe shtoi se nevojitet që paralelisht të punohet në paragjykimet të cilat i kanë vetë nëpunësit dhe funksionarët shtetërorë ndaj romëve.

Në këtë pjesë ai bën thirrje që diskriminimi i dyfishtë të cilin e përjetojnë romet të merret parasysh në politikat publike dhe në politikat rome. Gjithsesi, ai përkujton se bazë është edhe financimi adekuat për të gjitha këto çështje.

Për luftë efikase kundër romofobisë në Maqedoninë e Veriut, ajo duhet të njihet nga autoritetet shtetërore sqaron Musatafa Jakupov nga ERGO.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo kërkon mirëkuptim më të thellë, e jo vetëm ndryshim të fjalorit, si përdorim i ‘diskriminimit’ në vend ‘romfobi’, atëherë vetëm do të mund të përparojmë me investime në atë luftë”, tha Jakupov për MIA-n.

Përfundimisht ai shfaqi shpresë se autoritetet në Maqedoninë e Veriut do të harmonizohen edhe me përpjekjet e Bashkimit Evropian në luftën kundër romofobisë.

“Mund të fillojnë me miratimin e definicionit për romofobinë, ta përshijnë në strategjinë e re për integrim të romëve dhe të përkushtojnë fonde adekuate”, përfundon Mustafa Jakupov nga rrjeti ERGO në Bruksel.

Postime të ngjashme

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

R Zh

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

R Zh

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...