Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Eriksen: Pyesni Conten pse nuk po luaj, kam blerë shtëpi dhe dua ta përfundoj karrierën te Odense

Një performancë sigurisht nën pritshmëritë e Christian Eriksen, ende dukshëm jashtë ingranazheve të Interit të Antonio Conte.

Mesfushori-sulmues danez iu përgjigj pyetjeve të tifozëve, bashkatdhetarë të tij, duke u përqendruar në momentin e vështirë zikaltër.

Gjatë një ‘Q&A’ ,të organizuar nga Federata Daneze e Futbollit, ish-ylli i Tottenham iu përgjigj atyre që e pyetën mbi arsyen e aktivizimit të paktë në “San Siro”:

“Kjo gjë duhet t’i kërkohet trajnerit Antonio Conte. Thirreni trajnerin dhe bisedoni me të, sepse vendimet janë të tijat”.

Ka pasur gjithashtu shumë kritika ndaj mesfushorit danez, i cili megjithatë përpiqet të shohë përpara, pa shumë mendime: “Në futboll ka gjithmonë periudha ngritjesh dhe uljesh. Vetëm për disa ka gjithmonë ngritje. Si t’i trajtoj kritikat? Bëj më mirë të mos mendoj për këtë, sepse të gjithë kanë një mendim. Sidomos tani që jam transferuar në Itali, ku të gjithë kanë një mendim. Kjo ka të bëjë me besimin tek ata që janë përreth jush, nuk ke pse dëgjon pjesën tjetër”.

Më në fund, një reflektim mbi të ardhmen e tij, sidomos për kthimin e mundshëm në shtëpi: “Nuk jam duke e përjashtuar një kthim tek Odense, tani kemi blerë edhe një shtëpi atje, kështu që mendoj se baza jonë më e vonshme do të jetë në Odense. Pastaj, edhe mund ta përfundoj atje karrierën, nëse më duan”.

Postime të ngjashme

Zyrtarizohet Ozan dhe ekipi i tij i trajnerëve te FC Shkupi

Z H

Matias Almeyda zgjidhet trajner i kombëtares së Kilit

Z H

NBA: Philadelphia mundi Lakers në “Fotofinish”

Z H

Milani merr vendim për Ibrën, pas përleshjes me Lukakun

Z H

Sfidë e madhe për Liverpoolin

Z H

Kosovë – Lituani, ndeshja përgatitore para kualifikimeve për Botëror

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...