Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Erion Braçe: Nëse Rama rikthen bastet unë nuk jam më në qeveri

I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Braçe sqaron : “Kemi lejuar që këto kazino të jenë në hotele me 5 yje, vetëm atje. Pra ligji i 2018 kur u mbyllën lojrat e fatit apo bastet me ligjin e 2018 ka lënë vec këtë me kërkesë të ministrit të ekonomisë së asaj kohe që shihte fluksin e investimeve në struktura hoteliere në vijën bregdetare apo edhe në qytete të mëdhaja sic është Tirana. Vetëm këtu, po nuk di unë që qeveria të ketë diskutuar që pas mbylljes. Tani mua më vjen keq po nëse do të ketë kthim prapa unë nuk jam më në qeveri.” – tha Braçe në Përballë.

Braçe apel bizneseve : Respektoni masat kundër pandemisë që të shmangim mbylljen Zv.Kryeministri Erion Braçe i bën apel biznesve të respektojnë masat kundër Covid-19. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi Braçe veçoi në thirrjen e tij pronarët e bareve dhe restoranteve. ” T’iu shpjegosh në mënyrë konstante që kjo që po bëni që kjo që po ndodh do t’iu sjelli mbylljen ndërkohë që është shumë më produktive dhe efektive për ju edhe për ne që ju të përgjysmoni numrin e tavolinave. Nqs sot ke 20 mbaj 10, do t’i kesh të hapura. Përmirëso shërbimin, shërbe në një kohë më të shkurtër. Më mirë të fitosh 50 lek tani se sa të marrësh zero lek mbas një muaji dhe përsëri nuk të kuptojnë.” – theksoi Braçe në Përballë.

Postime të ngjashme

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

Paralajmërim për të shkarkuarit nga vetingu: “Do të hetoheni dhe do t’ju sekuestrohet pasuria”

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...