Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Erion Braçe nxjerr videon e bujshme në kohën e Berishës, jep mesazhin e fortë: Asgjë nuk harrohet

Ditët e fundit çështja e kufirit detar me Greqinë, është vënë në fokus të diskutimeve politike . Kryeministri Edi Rama, tha ditën e djeshme se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë ndaj çështja do të shkojë në Gjykatë.

Ky reagim i kreut të qeverisë, erdhi pasi presidenti Ilir Meta tha se nuk do të lejojë që të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar. Ndërkohë zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka postuar dy video në instagramin e tij, të një kronike kur ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis vizitoi Shqipërinë, në kohën kur në vend ishte kryeministër Sali Berisha. Asokohe, thuhet në kronikë, u nënshkrua marrëveshja mes ministrave të jashtëm, për përcaktimin e kufijve detare, por për përmbajtjen e saj nuk kishte informacion.

“Tradhtia nuk tretet në fund të detit! Asgjë nuk harrohet! Tradhtar nuk bëhesh kur do një tjetër, por atëherë kur do e firmos ti!”, shkruan Braçe.

Postime të ngjashme

Kamioni shtyp për vdekje 62-vjeçari në unazën e Elbasanit

T E

Ministria e Shëndetësisë: 21 humbje jete dhe 851 raste të reja

T E

Rrëfehet 28-vjeçarja: U punësova në Tiranë në qendër masazhi, më shfrytëzuan për prostitutë

T E

Rama takon Kurtin në Tiranë

S.B.

SHBA, raport kritik për Shqipërinë/ Krimi i organizuar pastron para në Shqipëri dhe kontribuon në korrupsion

S.B.

Pakt PD-PS pas 25 prillit?! Basha jep përgjigjen e prerë: Ne do t’i fitojmë zgjedhjet dhe do e largojmë këtë qeveri të keqe!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...