Erion Veliaj i delegon firmën nënkryetares Anuela Ristani

nga Xh M

Firma e kryebashkiakut Erion Veliaj i është deleguar nënkryetares së Bashkisë për Marrëdhëniet me Jashtë, Anuela Ristani. Tashmë Ristani është kryetare e komanduar e Bashkisë së Tiranës. Firma i është deleguar pasditen e sotme në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak.

Kryeministri Edi Rama ishte në ambientet e bashkisë, ku zhvilloi një mbledhje me stafet drejtuese, mbledhje e cila zgjati rreth 15 minuta. Vizita e Ramës në Bashkinë e Tiranës është e dyta për ditën e sotme në këtë institucion.

Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn, i cili akuzohet për abuzime me fonde publike bashkë me gruan e tij Ajola Xoxa. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa biznesmenët e implikuar në dosje Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More