Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Ermal Fejzullahu, Ghetto Geasy dhe Majk të mërkurën sjellin këngën e re

Vera është sezoni i bashkëpunimeve dhe nuk ka dyshim se edhe këtë vit do të kemi shumë të tilla.

Një bashkim forcash që pritet të pushtojë edhe tregun muzikor është ai në mes të Getoar Selimit, Majk dhe Ermal Fejzullahut.

Ky i fundit lajmin e ka bërë të ditur para disa ditësh në një intervistë televizive, gjersa ka shtuar se është i kompletuar edhe nga ana vizuale.

Megjithëse kënga është realizuar më parë, ky duet i këngëtarëve të njohur ishte shtyrë për shkak të situatës në vend e po ashtu edhe muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sidoqoftë, të tre artistët së fundmi kanë ndarë një postim në InstaStory duke treguar datën e saktë të lansimit.

Të njëjtit njoftojnë fansat e publikun se projekti i tyre i përbashkët do të lansohet më 12 maj (e mërkurë).

Presim të shohim se çfarë kanë përgatitur yjet e estradës shqiptare, përkundër se Ermali i takon një zhanri tjetër muzikor nga ai i Ghettos dhe Majk.

Postime të ngjashme

Pas kthimit në Los Angeles, Rita Ora mahnit kalimtaret me dukjen në një dalje publike

Dafina Vidishiqi

Dua Lipa pozon për numrin e ri të magazinës së njohur

Dafina Vidishiqi

Fifi: Askush nuk është si ju dhe kjo është fuqia juaj

Dafina Vidishiqi

Loredana sjell prapaskenat nga xhirimet e klipit të një ‘freestyle’

Dafina Vidishiqi

Emily Ratajkowski me një stil të guximshëm merr vëmendjen në New York

Dafina Vidishiqi

Rita Ora e lumtur për rikthimin në Los Angeles thotë se po përgatit një risi për fansat

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...