Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Ermali thotë se ia ka refuzuar Fifit një këngë tjetër për duet

Dy artistët e njohur Ermal Fejzullahu dhe Fifit para pak ditësh kanë publikuar projektin e përbashkët të quajtur “Përjetësi”.

Ermali në një videolidhje për emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ka dhënë detajet e këtij bashkëpunimi.

“Ideja ka lindur shumë spontanisht. Me Fifin kemi qëndruar bashkë nëpër xhirime dhe emisione të ndryshme. Unë e vlerësoj shumë si vokal dhe tekst shkruese [Fifin]. Më ka thënë se kam dëshirë të bëjmë bashkë një këngë. Edhe unë i kam shprehur dëshirën për të bërë bashkë një këngë. Ma ka dërguar një këngë tjetër para kësaj. I kam thënë se kjo nuk është për ne. I kam thënë se duhet të bëjmë diçka që është më artistike dhe që do ta “shkrinim” në këndim. Jemi dakrorduar dhe në momentin që ma ka dërguar tekstin e këngës “Përjetësi”, i kam thënë: Pikërisht kjo është për ne”, tregon Ermali tratativat e këtij bashkëpunimi.

https://www.instagram.com/p/CGM3eVUg5yT/?utm_source=ig_web_copy_link

Artisti thotë se nuk ka qenë i motivuar që këtë verë të bëjë ndonjë projekt për shkak të situatës me pandeminë, përcjell Telegrafi.

“Këngën kemi pasur në plan ta publikojmë në muajin qershor. Unë i kam kërkuar Fifit ta shtyjmë publikimin por asaj nuk i është pritur. Pas një konsultimi që ajo ka pasur me menaxherin e vet, jemi dakorduar që ta shtyjmë publikimin deri më tani”.

https://www.instagram.com/p/CFrHQ37BKws/?utm_source=ig_web_copy_link

Këngëtari shprehet i lumtur që është rikthyer për publikun pas një pauze tetë mujore.

“Jam i lumtur që së pari jam mirë unë dhe familje. Këtë kohë e kam shfrytëzuar për të qëndruar më shumë me familjen dhe fëmijët”, shtoi më tej Ermal Fejzullahu.

Postime të ngjashme

“Tërmet” në familjen mbretërore/ Sonte transmetohet intervista e princit Harry dhe gruas së tij amerikane Meghan Markle

T E

Ylli i YouTube, Zoe Sugg njofton se është shtatzënë për herë të parë

S.B.

Pyetet nëse planifikon të martohet së shpejti, Eni Koçi: Dasma nuk shqyrtohet fare si opsion në këtë periudhë

S.B.

Gjira: Ata që bëjnë muzikë të vërtetë kanë pak klikime, nuk e bëjnë për vëmendje

S.B.

Fero lanson këngën e re “Krenaria”

S.B.

Ermal Meta zë vendin e tretë në edicionin e 71-të të “Sanremos”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...