Escobar: BE të mos shtyjë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shkup, 20 shtator – I dërguari amerikan për Europën Juglindore, Gabriel Escobar, është kritik me Bashkimin Europian pse ai vazhdon ta vonojë perspektivën e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Sipas Eskocar, nisja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk duhet shtyrë përtej këtij viti.

Uashingtoni pret nga Brukseli që ta përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Europian.

Gabriel Escobar u caktua këtë muaj si i dërguari i Departamentit të Shtetit për rajonin.

Zv.ndihmës sekretari për Çështjet e Europës dhe Eurazisë tha se prej dy dekadash shtetet e Ballkanit janë lënë në gjendje amullie nga BE-ja.

“Të kthehesh 20 vite më vonë dhe të shohësh sa pak progres është arritur në këtë drejtim, është disi zhgënjyese. Do donim të shihnim një integrim më të shpejtë,” u shpreh Escobar në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Radio Evropa e Lirë”.

Kroacia është vendi i fundit që iu bashkua unionit në vitin 2013 dhe zyrtari amerikan shpreson që me angazhimin e Amerikës, kjo perspektivë t’i hapet së shpejti edhe fqinjëve si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia.

Negociatat për anëtarësim në rastin e Shqipërisë janë të lidhura me zgjidhjen e një konflikti dypalësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Janë ofruar disa zgjidhje të mira për kompromis, por palët e kanë kthyer çështjen e tyre në një problem shumëpalësh që i prek të gjithë. Do doja që bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillonin që këtë vit sepse e meritojnë të dyja,” shprehet diplomati amerikan.

Gabriel Escobar thekson se integrimi i rajonit është një detyrim strategjik.

Por në axhendën e të dërguarit të Amerikës do të jetë edhe adresimi i mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë që vijon ta mohojë shtetin e ri.

Eskobari dikur ka shërbyer me misionin diplomatik të SHBA-së në Beograd, por ai del në krahun e Prishtinës kur thotë se problematika që palët duhen të zgjidhin para së gjithash është çështja e mbi 1,600 personave të zhdukur në luftën e viteve 1998-99.

“Ky është problem humanitar që nuk duhet bllokuar nga debatet politike. Ka familje që po presin me vite të zbulojnë se çfarë u ndodhi të dashurve të tyre. Nuk e kuptoj se si mund të mos gjendet kompromis për këtë,” thotë emisari i Uashingtonit për rajonin e Ballkanit.

Related posts

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa, në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata

D V

Prof.Dr. Adbullah Qazimi kandidat i Lëvizjes BESA për kryetar të komunës së Strugës?

D V

Osmani kërkon mbështetje nga Gjermania për zgjidhje me Bullgarinë dhe fillim të negociatave me BE-në

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More