Agjencia Zhurnal.mk.

Escobar: Është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin, vazhdojmë ta mbështesim BE-në për dialogun

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar në një audio-konferencë me gazetarë ka folur për situatën në Kosovë pas vendosjes së reciprociteti për targa me Serbinë.

Escobar e ka quajtur sukses të madh arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është një sukses i rëndësishëm arritja e sotme e marrëveshjes në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes për të dyja vendet. Dua të falënderoj emisarin Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij për punën e madhe që kanë bërë sot”, ka thënë Escobar.

Në pyetjen e drejtuar nga Telegrafi se a do të ketë përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe cili do të jetë roli i tij në këtë proces, zëvendësndihmës sekretari amerikan ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të jetë e pranishme në këtë proces.

“Dialogu udhëhiqet nga Bashkimi Evropian dhe do të vazhdojë të udhëhiqet na BE-ja, kështu që shpresa jonë është që të rezultojë në integrimin në BE të gjithë rajonin. Roli jonë ka qenë gjithmonë i pranishëm dhe do të vazhdoj të jetë. Me Kosovën në veçanti ne kemi një program të madh asistence. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë edhe me Serbinë dhe shpresojmë se mund të krijojmë një mirëkuptim më të madh midis palëve”, u shpreh zëvendës sekretari amerikan Escobar.

Ai më tej është pyetur edhe nëse SHBA-ja ka qenë e njoftuar paraprakisht për vendosjen e masës së reciprocitetit për targa. Escobar ka theksuar se është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin.

“Është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin. Jam i lumtur që kemi arritur marrëveshje për shtensionim të situatës”, tha Escobar. Ai ishte sot e dje në Bruksel, ku Kosova e Serbia diskutuan për çështjen e targave.

Ndryshe sot në Bruksel u arrit marrëveshja, e cila do të hyjë në fuqi plotësisht me 4 tetor, kur pronarët e veturave me targa të Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ndërrojnë targat me të përkohshme, por t’i mbulojnë simbolet shtetërore me një letër ngjitëse.

Related posts

Hamza: I kam rritur pagat si ministër, do t’i rris edhe si Kryeministër

Xh M

Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja

D V

Byrnes për komunikatën 63: Dokument politik që synon ta vendosë në pozitë të favorshme Shtabin e UÇK-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy