ESHS: Deri më tani janë regjistruar 1.813.153 persona në vend dhe 203.144 prej diasporës

Shkup, 30 shtator –  Bashkë me dje në vend janë regjistruar gjithsej 1.813.153 persona, 562.110 amvisëri dhe 822.575  banesa, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.

 

Mundësinë për t’u vetëregjistruar nga jashtë e kanë shfrytëzuar – 203.144 qytetarë të diasporës. Më së shumti qytetarë të regjistruar jashtë vendit ka në Zvicër – 64.806, Gjermani – 46.161 dhe Itali – 28.265.

Sot është dita e fundit, e 26-të e Regjistrimit 2021.

Përveç në shtëpitë e veta, qytetarët mund të regjistrohen edhe në disa pika në komunat e tyre, që i hapi Enti Shtetëror i Statistikës. Lokacionet për regjistrim janë në dispozicion në linkun e ESHS-së: https://popis2021.stat.gov.mk/Upatstva/SpisokNaKPRzaPopisuvanje.pdf

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Maqedoninë Veriut, që zyrtarisht filloi më 5 shtator do të zgjasë deri sot.

Related posts

Këshillin i Përgjithshëm i BDI-së me besim të plotë për mandat të dytë për VISAR GANIUN

Redaksia

Qeveria miratoi përkrahje prej 2.460.000 denarë për 80 ciceronë të licencuar turistikë

D V

Teuta Arifi shpall kandidaturën për kryetare të Tetovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More