ESHS: Në gjysmën e dytë të vitit 2023 energjia elektrike u shtrenjtua për 8.2%

nga Redaksia

Shkup, 29 mars – Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në gjysmën e dytë të vitit 2023, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë në vend ka qenë 7.289 denarë për KWh, që paraqet rritje prej 8.2% në krahasim me gjysmëvjetorin e parë.

Çmimi mesatar i energjisë elektrike pa tatim të vlerës së shtuar për konsumatorët, përveç amvisërive, lëviz nga 6.756 deri në 12.393 denarë për KWh sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi mesatar i gazit natyror pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët përfundimtar, përveç amvisërive, lëviz prej 36.858 deri në 48.300 denarë për nm3 sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi mesatar i shitjes me pakicë të gazit natyror për amvisëritë është 51.257 denarë për nm3.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More