ESHS: Pohimet për bojkot të regjistrimit janë trillime dhe tërësisht të pasakta

Shkup, 20 shtator – Qytetarët pasivisht po regjistrohen, ndërsa numrat për gjoja refuzime për regjistrim janë të trilluara, tërësisht të pasakta dhe nuk kanë lidhje me realitetin, thonë nga Enti shtetëror për statistika (ESHS) në pyetjen e MIA-s lidhur me pohimet se ka bojkotim të regjistrimit.

“Madje edhe tek rastet e izoluara të qytetarëve të cilët në moment të parë nuk janë regjistruar, më vonë gjatë kontakteve të njëpasnjëshme e realizuan obligimin e vet dhe dhanë kontributin dhe pjesëmarrjen e tyre”, theksojnë nga Enti.

Nga ESHS theksojnë se nuk shkruhen dënime, sepse nuk ka nevojë për atë.

“Regjistruesit dhe qytetarët në terren bashkëpunojnë shkëlqyeshëm”, shtojnë nga Enti në përgjigje për MIA-n.

Sipas të dhënave të ESHS-së deri dje deri në orën 20:00 gjithsej janë regjistruar 1.037.309 persona, 323.286 amvisëri dhe 438.705 banesa, ndërsa mundësinë për vetëregjistrim jashtë vendit deri më tani e shfrytëzuan 193.370 persona.

Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në vend, që filloi më 5 shtator, do të zgjasë deri më 30 shtator. 

Related posts

Janë sanksionuar 256 vizitës për vizitje të shpejtë

D V

Benzinat shtrenjtohet për 1 denarë, çmimi i naftës mbetet i njëjtë

N E

Bilall Kasami uron Memli Krasniqin për postin e kryetarit të PDK-së

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More