ESHS: Regjistrimi vazhdon me intensitetin dhe tempin e dëshiruar, deri dje janë regjistruar mbi 300.000 qytetarë

Shkup, 12 shtator – Procesi i regjistrimit vazhdon me intensitetin dhe tempin e dëshiruar me çka deri dje në orën 10 janë regjistruar 308.551 persona, ka informuar sot ESHS-ja duke shtuar se vetëm dje janë regjistruar 114 308 persona.

 

“Enti Shtetëror për Statistikë i njofton qytetarët se për të gjitha dilemat dhe paqartësitë që kanë lidhur me procesin e regjistrimit mund të drejtohen në Byronë për regjistrim, në numrat e telefonit që janë publikuar në ueb faqen popis2021.stat.gov.mk”, theksohet në kumtesën e ESHS-së.

Prej atje theksojnë se regjistruesit që zbatojnë regjistrimin në terren janë persona të autorizuar nga ESHS të trajnuar për këtë aktivitetet dhe apelojnë deri te popullata të pranojnë në shtëpitë e tyre me besim dhe respekt dhe të japin të dhënat e nevojshme.

“Suksesi i këtij operacioni statistikor varet nga gjithë ne dhe është për të gjithë ne”, theksohet në kumtesën e ESHS-së.

Related posts

Në lagjen Bardhi të Bllacës do të ndërtohet “shkollë-barakë”

D V

Zaev për vizitë në Tiranë, takohet me Merkelin dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor

N E

ESHS: Pohimet për bojkot të regjistrimit janë trillime dhe tërësisht të pasakta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More