ESHS: Sonte në ora 20:00 përfundon regjistrimi në vend dhe në diasporë

Shkup, 30 shtator –Operacioni statistikor i shumëpritur i cili në shtet është pritur pothuajse 20 vjet po përfundon edhe në vijim janë kontrollet e fundit në terren për regjistrimin e atyre familjeve të cilat për arsye të ndryshme nuk janë përfshirë deri më tani. Sonte në ora 20 do të mbyllet aplikimi për nënshkrim në vend, por edhe aplikacioni për vetë regjistrim të diasporës, informoi Enti shtetëror për statistikë.

Në pjesën më të madhe të komunave nëpër shtet, aktivitetet në terren kanë përfunduar dhe më tej zhvillohen aktivitete teknike në lehtësimin e borxheve të regjistruesve.

Në disa mjedise, regjistruesit janë në terren dhe ende po vizitojnë familje që askush të mos lihet pa u regjistruar.

Sot është dita e fundit e Regjistrimit të populaltës, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021. Mbesin edhe disa orë në të cilat do të zhvillohen kontrollet e fundit në terren dhe në ora 20 do të mund të shpallim se më në fund, pas 20 viteve, Enti shtetëror për statistikë me sukses e ka realizuar operacionin më të madh statistikor , thuhet në kumtesën e ESHS-së. 

Related posts

Pavarësia dhe paanësia e gjyqësorit, temë e Forumit të tetë rajonal për sundimin e ligjit në EJL

Redaksia

Shahpaska në takim me drejtoreshën rajonale të UN Woman për Evropë dhe Azinë Qendrore, Alia El Jasir

D V

Pendarovski nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More