Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

ESHS: Të rrejshme janë informacionet lidhur me aplikacionin për vetë regjistrim nga diaspora

Shkup, 4 mars – Zhurnal.mk – Dinamika e regjistrimit po vazhdohet me sukses. Numrat tregojnë se deri më tani janë regjistruar më shumë se 22,000 persona nga diaspora, kumtoi sot Enti shtetëror për statistika dhe i hodhi poshtë si informacione të rrejshme në lidhje me aplikacionin për vetë-regjistrim nga diaspora.

“Këtë periudhë, në opinion ka pasur një seri spekulimesh dhe dezinformatash lidhur me operacionin më të rëndësishëm statistikor. Alarmojmë edhe njëherë të mos vendosim informacione të rreme se në aplikacion kanë mundur të vendosen 13 zero në fushën e numrit të identitetit. Kjo nuk është e mundur, dhe as nuk kemi parë ndonjë provë ose ekran të shtypur të diçkaje si kjo. Ne duam që publiku të dijë që aplikacioni nuk bën ndonjë rregullim ose përpunim të të dhënave të futura nga regjistruesit. Regjistrimi i të dhënave dhe numrit të sigurimeve shoqërore është përgjegjësi e çdo individi që është i detyruar me ligj të fusë të dhëna të sakta dhe të verifikuara”, thekson ESHS-ja.

Sipas Entit, të dhënat e futura nga adresa tjetër IP përmes lidhjes VPN të Aplikimit për vetë-regjistrim nuk paraqet rrezik shtesë për Aplikacionin, por përgjegjësi për vetë regjistruesin.

“E përkujtojmë opinionin se Skeil Fokus SHPKNJP Shkup, kompania që e përpunoi Aplikacionin për vetë-regjistrim në përputhje me Ligjin për Regjistrim, e bëri atë sipas standardeve botërore dhe nuk mund të jetë përgjegjës për plotësimin e gabuar të të dhënave nga vetë-regjistrimi . Kjo, theksojmë edhe një herë, është përgjegjësi e qytetarëve që futin të dhënat e tyre, dhe përcaktohet me ligj”, thekson Enti shtetëror për statistikë dhe edhe një herë apelon që të jenë të përgjegjshëm dhe bashkërisht të kontribuojmë në regjistrim të suksesshëm.

Postime të ngjashme

Ish drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov dërgohet në spitalin privat në Shkup

R Zh

Kuvendi debaton për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

B L

“Situata është serioze, rritet presioni mbi kovid-qendrat”

B L

Arjanit Hoxha me fakte demanton portalet ndaj akuzave për shpenzimet e tij (dokument)

R Zh

Frika nga arratisja, Mijallkovit i shqiptohet masa e paraburgimit për lëndën Thesari

B L

Programi i ri arsimor “Erasmus + (2021-2027)” me buxhet të dyfishuar

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...