Është arrestuar një shkupjan, në automjet i janë gjetur tre emigrantë nga Kuba

Shkup, 14 tetor – Nëpunës policorë nga Stacioni i policisë për vendkalimin kufitar “Bogorodicë” mbrëmë rreth orës 20:00 në hyrje të fshatit të Gjevgjelisë Bogorodicë, e privuan nga liria Z.L.(42) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit, në automjetin “pezho” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, informuan sot nga MPB, janë gjetur tre persona – emigrantë nga Kuba, L.M.L.(39), R.R.D.(31) dhe një i mitur.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori publik, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën tranzite të pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli.

Z.L. është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet paraqitje adekuate.

Related posts

Zjarr në një barnatore në Prishtinë

D V

94 shoferë të sanksionuar në Shkup

Z H

Të shtëna me armë në Malishevë, arrestohet një person

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More