“Është askushi për mua”, Antonela bën deklaratën e papritur për Mevlanin

‘Dramat’ e Për’puthen dy vazhdojnë edhe jashtë, sidomos të ‘trekëndëshit’ që rrëmbeu vëmendjen maksimale sezonin e kaluar. Pasi mbaroi Për’puthen, Mevlani dhe Ledjana nuk vazhduan më bashkë dhe sipas kësaj të fundit një nga shkaqet ishte Antonela, e cila gjithmonë e ka mohuar këtë gjë. Madje herën e fundit në emisionin “Jashtë Loje” Antonela insistoi se shkaku i ndarjes së tyre nuk ishte ajo.

Gjërat midis Antonelës dhe Mevlanit duken se shkuan mirë gjatë gjithë verës. Dy ish-konkurrentët kanë treguar nëpër intervista të ndryshme si dhe me daljet e tyre të herë pas hershme se kanë pasur një raport të mirë shoqëror. Ama dje ndjekësit e protagonistëve, vendosën re një detaj. Antonela e hoqi nga lista e “following” Mevlanin dhe kur u pyet për këtë në koment, 25-vjeçarja dha një përgjigje që se prisnim. “Se është askushi për mua”, – ju përgjigj Antonela ndjekësit. Mevlani nga ana tjetër nuk ka reaguar fare, por e hoqi edhe ai nga personat që ndiqte, orë më vonë.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur midis dyshes, e cila gjithmonë janë shfaqur para publikut si miq dhe asgjë më shumë. Kujtojmë se Mevlani kohët e fundit ka folur mirë për Ledjanën dhe kjo për të. I ftuar te Shqipëria Live , kur doli një foto e tij me Ledjanën në ekran ai tha: “Më pëlqen shumë kjo foto dhe e shikoj shpesh këtë foto. E kam në telefon, jo veç këtë po kam shumë foto të (Ledjanës), që kemi bërë. unë si kam fshirë akoma”

Ndërkohë Ledjana e mbrojti Mevlanin, kur dikush e quajti fallco në komente: Mevlani gjithashtu para 2 ditësh kishte shkuar te vendi i takimit ku dha puthjen e parë me Ledjanën dhe shkroi : “Fiks te kjo tavolina është një kujtim shumë i bukur për mua” E sigurt është që tensionet midis këtyre 3 personazheve vazhdojnë edhe pas emisionit.

Related posts

Adriana Matoshi shkëlqen me dukjen elegante krah Keith: Kur ndihesh e përmbushur dhe perfekte

D V

Dhurata Dora sjell fotografi me plot stil veshur me ngjyrë rozë

D V

Bad Bunny është fituesi i madh i “ Billboard Latin Music Awards”, rrëmben 10-të trofe

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More