Është bllokuar miratimi i ligjeve për mbeturinat në Komisionin parlamentar për çështje evropiane

Shkup, 9 korrik – Komisioni parlamentar për çështje evropiane sot e ndërpreu seancën në të cilën duhej të shqyrtohej në leximin e dytë pakoja e ligjeve nga fusha e menaxhimit me mbeturinat.

 

Deputetët nga VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët me mbështetjen e LDP-së me 8: 7 vota “pro” i mbivotuan anëtarët e shumicës qeverisëse për t’i tërhequr nga rendi i ditës propozim-ligjet për menaxhimin me mbeturinat dhe menaxhimin me paketimin dhe mbeturina. Siç është shpjeguar nga VMRO-DPMNE, kjo është bërë në përputhje me kërkesat e shoqatave të qytetarëve dhe Nisma O2, me shpjegimin se së pari nevojitet një diskutim i gjerë publik mbi këto tema, ndërsa pastaj shpjegim në Kuvend.

LSDM beson se bllokimi i ligjeve është i pabazuar. Deputetja e LSDM-së dhe anëtare e këtij Komisioni Snezhana Kaleska Vançeva për MIA-në deklaroi se në seancë ata qartë e shprehën qëndrimin e tyre se mbështesin dhe përpiqen që të miratohet e gjithë pakoja e ligjeve në fushën e ekologjisë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse, thotë ajo, ato jo vetëm që janë me një flamur evropian, do të thotë transpozim i rregulloreve dhe direktivave evropiane, por janë rezultat i një debati dhe diskutimi të gjerë dhe nevojës që vendi ynë ka për ta rregulluar përfundimisht mënyrën me të cilën përballemi me mbeturinat dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Ajo shtoi se ai amandament u mbështet dhe pranua nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe nga vetë ministri resor. Lidhur me kërkesën e bërë dje nga organizatat joqeveritare për të shtyrë leximin e ligjeve dhe për të mbajtur një debat tjetër publik, ndërsa ligjet të miratohen pas zgjedhjeve lokale, Kaleska Vançeva vlerësoi se është e palogjikshme.

Për mbështetjen e LDP-së për opozitën për të hequr dy ligjet nga rendi i ditës thotë se është një befasi për ta.

Në periudhën tjetër, pret që gjërat të “hekurosen” dhe se miratimi i ligjeve do të vazhdojë.

Sipas LDP-së, nuk ka absolutisht asnjë mbivotim, si dhe se ata i mbështesin kërkesat e shoqatave të qytetarëve për të organizuar debat publik mbi propozim-ligjin për menaxhimin me mbeturinat.

“Si përfaqësues të popullit, ne duhet të miratojmë dispozita ligjore që do të kalojnë nëpër një debat të gjerë në të cilin do të përfshihen të gjithë palët e interesuara. Mbrojtja e mjedisit është shumë e rëndësishme për ne dhe kjo është arsyeja pse ne mendojmë se është e shëndetshme për demokracinë në Kuvend të dëgjohet zëri i ekologjistëve”, thonë nga LDP.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini para fillimit të debatit të komisionit parlamentar për pakon e ligjeve për menaxhimin me mbeturinat tha se këto ditë ai bisedoi dhe kishte takime me deputetë pas të cilave ata arritën në përfundimin se në debatin e komisionit së bashku me deputetët do të bëjë ndryshime për ndalesën e importit të RDF, sepse ka dyshim, thotë ai, se ne nuk jemi të gatshëm për zbatimin e duhur të rregullores së parashikuar.

“Këto ligje me të cilat ne transpozojmë standardet evropiane në menaxhimin me mbeturinat prezantojnë detyrime të qarta dhe financiare për të gjithë prodhuesit e mbeturinave, prezantojnë ekonominë rrethore, përzgjedhjen dhe riciklimin, sigurojnë një sistem rajonal modern dhe të rreptë të menaxhimit me mbeturinat me një sasi minimale të deponive. Kjo pako ligjesh është hartuar për vite me ndihmën e ekspertëve vendas dhe të huaj, është në dispozicion publikisht që nga viti 2019 dhe është konsultuar në shumë takime, në tre debate zyrtare publike me prani fizike të përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve komunale, odave ekonoomike, sektorit joqeveriat dhe qytetarët, komentet dhe sugjerimet e të cilëve u konsideruan dhe pranuan dhe gjithashtu u publikuan. Këto ligje janë ndoshta një nga më të gjatët dhe më të konsultuarit gjerësisht me opinionin, ndërsa unë nuk mungova t’i paraqes në pothuajse të gjitha paraqitjet e mia publike”, thotë Nuredini.

Sot në rendin e ditës të propozuar të Komisionit për Çështjet Evropiane ishin në leximin e dytë disa propozim-ligje nga fusha e mjedisit jetësor edhe atë: Propozim-ligjin për menaxhim me bateritë dhe akumulatorët dhe bateritë dhe akumulatorët mbeturina, Propozim-ligjin për menaxhim me mbeturinat, Propozim-ligjin për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesi për menaxhim me rrjedha shtesë të mbeturinave, Propozim-ligjin për menaxhim me paketimin dhe mbeturinat nga peketimi dhe Propozim-ligjin për menaxhim me pajisje elektrike dhe elektronike dhe pajisje pajisje mbeturina elektrike dhe elektronike.

Related posts

Deri tani janë dhënë mbi 13.000 letërnjoftime të reja

Redaksia

Fillon vjeshta

D V

Vlerësim i ndryshëm i rasteve të njëjta në Gjykatën e Apelit në Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More