Është djegur platforma për vëzhgim e Ujëvarës së Smolarit

nga D V

Strumicë, 30 korrik – Mbrëmë është djegur platforma e vëzhgimit të Ujëvarës së Smolarit, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe pyllin përreth në malin Bellasicë, njoftuan nga Njësiti territorial zjarrfikës i Strumicës.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 18:00 të ditës së djeshme dhe më pas është përhapur me shpejtësi dhe ka përfshirë pyllin e afërt në lindje drejt Bellasicës.

Ujëvara e Smolarit ndodhet mbi fshatin Smollarë, në Komunën e Novosellës dhe është një nga atraksionet më të mëdha turistike në këtë rajon. Është 39.5 metra e lartë dhe është e vetmja ujëvarë e përhershme në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More