Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Është duke u punuar në dokumentacionin për dërgimin më të shpejtë të vaksinave nga Serbia

Shkup, 12 shkurt – Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se akoma është duke u përgatitur dokumentacioni për vaksinat e prodhuesit “Fajzer” që nga Serbia duhet të vijnë në Maqedoninë e Veriut.

“Fillimisht bëhet fjalë për përgatitjen e dokumentacionit teknik të “Fajzer” drejt Serbisë për rieksport ose për ripagesë ose donacion nga Serbia. Qëllimi është të vijnë fillimisht këto 4.000 vaksina, ndërsa pastaj edhe 4.000 vaksinat e tjera janë këtu. Është duke u punuar në dokumentacion. Udhëheqësia e Serbisë, presidenti Vuçiq, kryeministrja Bërnabiq dëshirojnë sa më parë ta bëjnë këtë. Prandaj kështu dolën në paralajmërim. Përpiqen. Pjesa e parë ishte marrëveshja në të cilën ndalohet rieksportimi, gjegjësisht rishitja te një vend tjetër, pastaj vendosën ta dhurojnë këtë. Ministri gjermani i Punëve të Jashtme e vlerësoi si shqetësues komentin e shefit të diplomacisë ruse, Sergej Llavrov i cili theksoi se Rusia është e gatshme t’i ashpërsojë marrëdhëniet me BE-në nëse blloku evropian prej 27 vendeve anëtare vendosë sanksione ekonomike. Vetëm të fillojë i gjithë procesi dhe t’i ndihmojnë Maqedonisë së Veriut mike”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas seancës së sotme në Gjykatën Civile për gjykimin pas padisë së tij për shpifje kundër nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski.

Pranim-dorëzimi i vaksinave u paralajmërua për dje, por më pas në moment të fundit u anulua për ditëve të ardhshme pasi Serbia akoma nuk ka marrë miratimin e Fajzerit për ridedikimin e vaksinave për tregun e Maqedonisë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

Prilep/ 11 qytetarë ngelin pa shtëpi, digjen dhe barakat sociale, shpëtohen 3 foshnje

Z H

Edhe Qyteti i Shkupit ndanë nga 10 mijë denarë shpërblime për zjarrfikësit

Z H

Komuna e Tetovës paralajmëron për stuhi lokale gjatë pasditës

Z H

Mbi 200 raste të reja me covid në Maqedoni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...