Është duke u shuar intensivisht zjarri mbi fshatrat e rajonit të Shtipit në malin Serta

nga D V

Shtip, 19 korrik – Është duke u shuar zjarri mbi fshatrat Sellcë, Puhçe dhe Dragoevë në malin Serta. Mëngjesin e sotëm nga ajri kanë vepruar edhe dy helikopterë.

Kryetari i Komunës së Shtipit Ivan Jordanov për MIA-n deklaroi se prerje rreth maleve janë bërë në afërsi të fshatrave.

“Ishte e vështirë të bëheshin prerje sepse bëhet fjalë për një pjesë të pjerrët të malit. Flakët janë duke u shuar intensivisht nga toka nga zjarrfikësit nga NJTZ-Shtip, Probishtip dhe Koçan, pjesëtarët e armatës dhe policisë, NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe popullata lokale. Ndërmarrjet komunale të Shtipit dhe katër kompani ndërtimore janë përfshirë në shuarjen e zjarrit me makineri”, deklaroi Jordanovi.

Jordanov njoftoi se po monitorohet nga afër situata shkaku i zjarreve në këtë periudhë të ditës me temperatura të larta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More