Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Është e paqartë se kush përfaqëson Mianmarin në OKB

Kush do ta sjellë çështjen e Myanmar në OKB? Ambasadori i vendit në Nju Jork u pushua nga puna nga junta ushtarake në pushtet të premten, ndërkohë që në një letër ai thotë se do të vazhdojë të jetë përfaqësuesi i Mianmarit në OKB.

Javën e kaluar, ambasadori i Minamarit në OKB, Kyaw Moe Tun, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë kundër regjimit ushtarak “me të gjitha mjetet” dhe bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të rivendosur udhëheqësin popullor Aung San Suu Kyi, si udhëheqës të vendit. Junta ushtarake më pas pushoi nga puna Kyaw Moe Tun dhe njoftoi në televizion se ai “tradhtoi vendin” dhe foli për “një organizatë që nuk përfaqëson vendin”.

Por të hënën, Kyaw Moe Tun i dërgoi një letër Asamblesë së Përgjithshme, në të cilën bën të ditur se ai mbetet në detyrë, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

“Autorët e këtij grushti të shtetit të paligjshëm nuk kanë asnjë autoritet të heqin autoritetin e presidentit legjitim,” shkroi ai,

Tutje ai konfirmon se mbetet në detyrën e mëparshëm si përfaqësues i përhershëm i Minamarit në OKB

“Unë do të doja të konfirmoja se unë mbetem përfaqësuesi i përhershëm i Mianmarit në Kombet e Bashkuara”, deklaoi ai.

Më pak se një ditë më vonë, nga ushtria erdhi një mesazh që Kyaw Moe Tun ishte përjashtuar dhe zëvendësuar nga dikush tjetër.

OKB reagon ndërsa ngjarjet po dalin në sfond.

“Ne i shikojmë këto letra, nga vijnë dhe si duhet të bëjmë”, deklaroi Stéphane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në një konferencë shtypi.

Shtetet e Bashkuara, të paktën, e kanë mbështetur Kyaw Moe Tun dhe e vlerësuan guximin e tij.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se vendi do të vazhdojë të punojë kundër juntës ushtarake dhe të mbështesë udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, thuhet se ka folur me Kyaw Moe Tun përmes video-lidhjes duke e siguruar atë se ai ka mbështetjen e SHBA-së.

Postime të ngjashme

“I lodhur nga pandemia”, jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Austri

S.B.

Kina shpreh shqetësim serioz për shkarkimin e ujit radioaktiv nga Japonia

Z H

Qeveria japoneze: Uji i ndotur nga Fukushima do të hidhet në det

S.B.

Kryeministri malazez ndihet i mashtruar nga opozita: Nuk lejoj trillime e të pavërteta

S.B.

Porti Xinjiang sheh 1500 udhëtime me trena mallrash Kinë-Evropë këtë vit

Z H

Kina përpiqet të mbushë hendekun ‘tronditës’ të vaksinimit mes vendeve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...