“Është gabimi më i madh që kam parë në karrierën time”, Emery shpërthen pas penalltisë qesharake të shkaktuar nga Mings

nga D V

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery ka shpërthyer pas humbjes nga Club Brugge të mërkurën mbrëma dhe në veçanti për golin e fitores i cili erdhi nga një penallti qesharake apo e çuditshme e shkaktuar nga mbrojtësi Tyrone Mings.

Aston Villa u mposht në udhëtim nga Club Brugge me rezultat 1-0, me golin e vetëm që erdhi nga pika e bardhë në minutën e 52-të nga Hans Vanaken.

Megjithatë, penalltia e shkaktuar nga Mings ishte njëra nga më të çuditshmet që janë parë ndonjëherë në lojën e futbollit.

Ishte minuta e 51-të, me rezultatin 0-0, kur portieri Emy Martinez nisi topin nga pesë metershi dhe Mings, duke menduar se topi nuk ishte ende në lojë, e kapi atë me dorë brenda zonës.

Gjesti i anglezit befasoi të gjithë, edhe gjyqtarin e ndeshjes, Tobias Stieler, i cili pas disa çastesh mosbesimi përfundoi duke dhënë penalltinë në favor të belgëve.

Pas ndeshjes, trajneri i Aston Villas, nuk e fshehu zemërimin e tij për gabimin fëmijëror që i kushtoi me humbjen e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

“Është gabimi më i madh që kam parë në karrierën time si trajner. Është një gabim shumë, shumë i çuditshëm. Ne duhet ta harrojmë atë shpejt”, deklaroi Emery pas ndeshjes.

Mings, nga ana e tij, nuk del nga sprova e tij e veçantë. Ai u rikthye vetëm këtë javë pas 452 ditësh jashtë fushave shkaku i lëndimit, teksa për t’i bërë gjërat edhe më keq, Emery e zëvendësoi në minutën e 66-të duke futur në lojë Pau Torres.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More