Agjencia Zhurnal.mk

Është gënjeshtër! MPB nuk ka shpallur konkurs për punësimin e 500 policëve

Shkup, 5 gusht – Zhurnal.mk – Sot në disa media u publikuan disa lajme se MPB ka shpallur konkurs për punësimin e 500 policëve të rinjë.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i MPB-së duke demantuar çdo lajm të tillë dhe këtë lajm e quajnë të rrejshëm.

“Ministria për Punë të Brendshme demanton lajmet e “Alfa” dhe “Skopjeinfo”, nga data 05.08.2020 për shpallje të konkursit publik për punësimin e 500 policëve.

Për momentin MPB nuk ka shpallur konkurs për punësim të policëve fare, ndërsa konkursi i fundit për punësimin e 500 policëve ka qenë në gusht të 2017tës. Edhe në linqet e vendosura në dy lajmet e portaleve, çojnë drejt një faqeje të zbrazët, dhe për momentin nuk ka asnjë konkurs”, informojnë nga MPB.

Nga ky institucion apelojnë që të mos shpërndahen lajme të rreme dhe dezinformata të cilat do të mund të shqeteësojnë opinionin.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...