Është gjetur e ngordhur një nga breshkat më të mëdha në botë

nga D V

Një breshkë e madhe me kurriz lëkure, specia “Dermochelys coriacea”, u gjet e ngordhur në portin e Viareggio, në provincën e Lucca. Breshka, e cila ishte parë duke notuar vetëm disa ditë më parë në të njëjtat ujëra, i përket specieve më të mëdha ekzistuese të detit. Gjallesa peshonte afërsisht 300 kg dhe ishte dy metra e gjatë. Ngordhja e saj është një humbje e madhe për biodiversitetin e zonës.

Palombarët u zhytën për ta tërhequr breshkën në port, e cila më pas u transferua në Institutin Zooprofilaktik Eksperimental të Pizës, ku do të analizohet për të përcaktuar shkakun e ngordhjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More