“Është gjuajtur me ar’më drejt veturës me targa të Austrisë” – detaje të reja nga gjuatja me ar’më

nga D V

Shkup, 20 gusht – Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me informacionin zyrtar për përleshjen me armë në Shkup.

Bëhet e ditur se gjuajtja me armë ka ndodhur nga një veturë në lëvizje drejt një veture tjetër, e cila ka qenë me targa të Austrisë.

Një person ka përfunduar në Qendrën e Klinikave “Nënë Tereza”.

“Më datë 19.08.2024 rreth orës 20.50 në SPB Shkup është denoncuar se në bulevardin “Aleksandar Makedonski”, nga vetura në lëvizje është gjuajtur drejt veturës “Pasat” me targa të Austrisë, ku lëndime ka marrë në person i cili është dërguar në Qendrën Klinike. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More