Agjencia Zhurnal.mk

Është herët për zgjedhje, Filipçe: Aspak nuk bisedojmë për zgjedhje, ende po luftojmë me virusin

Shkup, 26 prill – Aspak nuk kemi diskutuar e as kemi menduar për mbajtjen e zgjedhjeve, sepse ende jemi të fokusuar në luftën kundër virusit, tha ministri Filipçe. Ai tha se deri në këtë moment situata është e njëjtë, ende jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe andaj nuk mundet të mendohet për organizim të zgjedhjeve.

“Absolutisht mendoj se është shumë herët për ndonjë relaksim shtesë të masave dhe për organizim të ndonjë ngjarjeje siç janë zgjedhjet për shembull. Fokusohemi në mënyrën e respektimit të masave dhe të shohim se si ta organizojmë fundjavën e ardhshme, pra absolutisht është herët që të parashikojmë diçka të tillë”, tha Venko Filipçe, Ministër i shëndetësisë.

Çështja për mbajtje të mundshme të zgjedhjeve u rikthye në opinionin publik pasi lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Mickoski kërkoi nga shefi i shtetit, Pendarovski të caktojë takim të liderëve. Jo zyrtarisht Mickoski në këtë takim do të propozojë që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë që është e mundur duke i përmendur muajt qershor apo korrik si termine të mundshme. Nga kabineti i Presidentit njoftuan se takimi do të mbahet në mes të majit.

Kabineti i Presidentit:

Në këtë periudhë të gjitha angazhimet dhe resurset shtetërore do të jenë në drejtim të ballafaqimit me pandeminë. Në takimin në maj do të bisedohet për rrjedhjen e mëtejshëm të procesit politik në vend si dhe për terminët e mundshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Nga LSDM-ja dje e hodhën poshtë këtë propozim duke thënë se tani nuk është kohë për të biseduar për zgjedhje për shkak se shëndeti i qytetarëve dhe sanimi i krizës ekonomike tani janë prioritet. Nga BDI-ja me qëndrim se ka nevojë për takimi të liderëve në të cilin të gjitha vendimet duhet të sillen me konsensus.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...