‘Është koha më e mirë e jetës sime’, Jennifer Lopez flet për herë të parë pas ribashkimit me Ben Affleck pas 17 vitesh (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ka deklaruar së fundmi në një prononcim për ‘Page Six’ se ndihet më e lumtur se kurrë me jetën e saj tani.

 

“Unë jam jashtëzakonisht e lumtur”,- tha këngëtarja 51-vjeçare të hënën. “E di që njerëzit gjithmonë pyesin: ‘Si jeni? Çfarë po ndodh? A je mirë?’ Kjo është. Unë kurrë nuk kam qenë më mirë.”

“Unë dua që njerëzit që kujdesen për mua, të dinë se unë kam arritur me të vërtetë në një stad në jetën time ku ndihem, shkëlqyeshëm me veten. Dhe unë mendoj se sapo të arrish në atë stad, atëherë të ndodhin gjëra të mahnitshme që kurrë nuk i imagjinon se do të të ndodhin sërish në jetë.”, vazhdoi Lopez, e cila shtoi më tej se: “Unë e dua të gjithë dashurinë që më vjen dhe të gjitha urimet e mira. Dhe thjesht dua që të gjithë ta dinë se është koha më e mirë. Është koha më e mirë e jetës sime.”

E gjithë kjo lidhet natyrisht me Ben Affleck, me të cilin Lopez doli publikisht në mars, pak pas ndarjes nga ish i fejuari, Alex Rodriguez.

Lopez dhe Alex e kishin shtyrë dy herë dasmën e tyre dhe ndarja u nxit nga thashethemet se Rodriguez e kishte tradhtuar këngëtaren me yllin e realitetit, Madison LeCroy.

Që nga ribashkimi, Jennifer dhe Ben e kanë treguar dashurinë e tyre në publik, duke ecur të kapur për dore, apo edhe duke u përqafuar dhe puthur.

Related posts

Camila Cabello dhe Shawn Mendes shfaqen plotë shkëlqim së bashku, në premierën e “Cinderella” në Miami

D V

Aurela dhe Stine paralajmërojnë bashkëpunimin e ri muzikor

D V

Luana Vjollca poston foto nga darka romantike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More