Është konfiskuar drogë në automjet të MPB-së në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Shkup, 23 shtator – Është konfiskuar drogë dje në vendkalimin kufitar malazez Sukobin në një automobile me targa të Maqedonisë së Veriut, I cili qarkullonte nga drejtimi I Shqipërisë drejt Malit të Zi.

Droga është gjetur në një automjet policie, ndërsa siç kumtoi shërbimi doganor I Malit të Zi nëpunës të doganë në Sukobin në koordinim me drejtorinë policore, konfiskoi drogë dhe parandaluan kontrabandë gjatë kontrollit të automjetit me targa të Maqedonisë së Veriut. Automobili qarkullonte nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

“Nëpunës të doganes në Sukobin, në koordinim me Drejtorinë policore, gjatë kontrollit të automjetit motorizues, gjetën sasi të madhe të materies bimore për çka ekziston dyshim I bazuar se bëhet fjalë për narkotikë. Automjeti me targa nga Maqedonia e Veriut qarkullonte nga Shqipëria drejt Malit të Zi, ndërsa substance, e paketuar në disa të shtëna individuale, u gjet në një bunker të fshehtë në automjet dedikuar për kontrabandim, ceket në kumtesë.

Në pajtim me protokollin për bashkëpunim bilateral, procedure e mëtutjeshme e ndërmori institucioni kompetent I Republikës së Shqipërisë.

Disa medium në vend sonte lajmëruan se droga është gjetur në automjet zyrtar të MPB-së në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe se bëhet fjalë për marihuana, ndërsa në automjet ishin të punësuarit në Sektorin për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale, të cilët ishin nisur për në trajnim në Mal të Zi dhe atë me automjet zyrtar nga auto parku I MPB-së.

Automjetin, MPB e ka përdorur pasi që e mori nga Agjencia për prone të konfiskuar, ndërkaq I njejti ishte konfiskuar nga Drejtoria e doganave në vitin 2016 në aksion të asgjësimit të tregtisë me drogë. Sipas disa mediumeve, dy të punësuarit në MPB nuk kanë lidhje me drogën dhe nuk kanë e kanë ditur për atë.

Nga MPB ende nuk ka vërtetim zyrtar për rastin, as hollësi për të.

Related posts

Shahpaska dhe Temellkovski në inspektim të ndërtimit të kopshtit të ri për fëmijë në Draçevë

D V

Zaev zyrtarizon bashkëpunimin me PDSH-në në zgjedhjet lokale

Z H

Presidenti Pendarovski u takua me përfaqësuesit e shoqërive maqedonase në Malme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More