Është kryer mbikëqyrje pas të shtënave në bulevardin “Nikolla Karev”

nga D V

Shkup, 27 maj – Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së gjatë natës kanë kryer mbikëqyrje në bulevardin “Nikolla Karev”, ku një person është vrarë me armë zjarri, ndërsa dy janë plagosur.

Siç informoi sot Prokuroria Publike, është lëshuar urdhri për ekspertizë të gjurmëve të grumbulluara nga vendi, si dhe janë duke u ndërmarrë veprime të tjera.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se po punohet për gjetjen e autorëve. Nga aty kanë bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 23:40 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Nikolla Karev” ka pasur të shtëna, ndërsa në ora 23:45 nga Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” – Shkup është raportuan se tek ata me plagë nga arma e zjarrit është sjellë T.A (24) nga Shkupi.

“Në orën 23:51 nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë O.B (19) dhe A.I (29), ku pas ndihmës së dhënë në orën 00:45 më 27.05.2024, A.I. ka ndërruar jetë, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More