Është lënduar një i burgosur, rrugës për në spital ka vdekur

nga Xh M

I burgosuri D.F. (35) nga Shkupi dje në Institucionin ndëshkues-përmirësues në Shkup ka thyer një xham, ka lënduar veten, pas së cilës i ka filluar gjakderdhja e madhe. Ai ka ndërruar jetë rrugës për në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.

Siç informon sot MPB-ja, rasti dje, në orën 12:35, është raportuar në SPB Shkup nga Institucioni ndëshkues-përmirësues Idrizovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në institucionin, në hapësirën për vizita.

Nga ana e mjekut është konstatuar vdekje, Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More