Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Është një ndër vendet më të prekura në botë, Brazili do të përdorë vaksinën kineze kundër Covid-19

Brazili planifikon të përdorë vaksinën kineze kundër koronavirusit, si pjesë të planit kombëtar të imunizimit, kanë bërë me dije autoritetet.

Guvernatori i São Paulo-s, João Doria tha se qeveria federale ka rënë dakord për blerjen e 46 milionë dozave të vaksinës kinese CoronaVac. Ai shtoi gjithashtu se programi i imunizmit mundet të fillojë përpara janarit të 2021-shit, duke u bërë ndoshta vendi i parë në botë që merr këtë masë.

Kujtojmë që Brazili është një ndër vendet më të prekura nga Covid-19. Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins, Brazili ka raportuar afërsisht 5.3 milionë raste. Më këtë shifër Brazili renditet i treti në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Indisë për numrin e të infektuarve.

Gjithashtu, vendi i Amerikës latine ka raportuar rreh 155 mijë viktima nga Covid-19, duke e bërë të renditet i dyti pas SHBA për numrin e viktimave.

Postime të ngjashme

Khan: Është për të ardhur keq që Macron inkurajon islamofobinë

admin

Wuhani godet sërish, mesazh cinik botës: Përgatituni për koronavirus të ri nga lakuriqët e natës

T E

Edhe YouTube pezullon llogarinë e Donald Trump, ja njoftimi i kompanisë

S.B.

Angela Merkel `tepër krenare` për themeluesit e BioNTech

S.B.

FBI, grupet militante kanë diskutuar rrëmbimin e guvernatorit të Virxhinias

admin

Më shumë se 300 protestues të arrestuar në Bjellorusi

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...