Është normalizuar hyrja në Greqi përmes vendkalimeve Evzoni dhe Dojran pasi mëngjesin e sotëm shkurt ka rënë sistemi nga pala greke

nga Redaksia

Gjevgjeli, 21 korrik 2024 (MIA) – Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pa probleme dhe me dinamikë të  zakonshme për këtë periudhë të vitit,  po zhvillohet lëvizja e udhëtarëve, e njëjta ka të bëjë edhe për VK Evzoi nga pala greke, bënë të ditur nga MPB-ja,  pasi mëngjesin e sotëm  shkurt ka rënë sistemi në dyja pikat kufitare – Evzoni dhe Dojran dhe u publikuan informacione se janë krijuar kilometra të gjata për hyrje dhe dalje nga Greqia.

“U informuam nga kolegët  grekë se rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm në një periudhë prej 15 minutave është ndërprerë sistemi në vendkalimin kufitar Evzoni dhe më pas problemi është tejkaluar  dhe lëvizja e udhëtarëve në këtë moment po zhvillohet me dinamikën e zakonshme”, informojnë nga MPB-ja.   

 Shtojnë se pala nga ana e Maqedonis së Veriut po ndërmerren të gjitha masat dhe janë në funksion të gjitha kpacitetet njerëzore dhe teknike për një qarkullim të papenguar  të udhëtarëve.

 Përndryshe, edhe nga kamera e NP për Rrugë Shtetërore mund  vërehet se nuk ka
ndalim dhe dalja nga shteti vazhdon normalisht.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More