Është parandaluar garë ilegale në autostradën Saraj – Tetovë

Shkup, 29 korrik – Mbrëmë në periudhën prej orës 00:30 deri në orën 01:30, nëpunës policorë nga SPB Tetovë – Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor, pas informatave të marra paraprakisht se në autostradën Shkup – Tetovë, përkatësisht nga pompa e benzinës në autostradë deri në hyrje të Tetovës tek qarkorja veri, do të organizohen gara ilegale me automjete, menjëherë vepruan dhe hasën 14 automjete me targa të Tetovës dhe të huaja, të cilat janë mbajtur përkohësisht n[ SP për SKRR Tetovë, kumtoi MPB.

 

“Gjatë ditës së sotme automjetet janë dërguar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm, me ç’rast tek gjashtë prej tyre ishin konstatuar parregullsi teknike, prej të cilave dy ishin për zhurmë më të madhe nga e lejuara dhe ishin konfiskuar në kohëzgjatje prej tre muajve. Të gjitha automjetet e parregullta menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni, ndërsa kundër vozitësve janë parashtruar parashtresa adekuate dhe ata do të përballen me dënim prej 400 eurove në kundërvlerë të denarit”, thonë nga MPB.

Sektori për punë të brendshme Tetovë, njëherit u bën thirrje qytetarëve, përkatësisht gjeneratave të reja, se organizimi I garave ilegale me automjete është I rerzikshëm për ta dhe për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet në mënyrë adekuate.

Related posts

Jansha: Ka gjasa për përparim të bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë në tetor

Z H

Ministri Boçvarski u takua me ambasadorin kinez Xuo

D V

CIVIL: Qytetarët ta përmbushin obligimin e tyre dhe të marrin pjesë në regjistrimin, dënim i politimizmit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com