Është parandaluar kontrabandimi i 38 kilogramëve kanabis nga territori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Tiranë, 15 shtator – Policia shqiptare konfiskoi 38 kilogramë kanabis, që nga Pogradeci, Republika e Shqipërisë, përmes ujërave të Liqenit të Ohrit, duhej të kontrabandoheshin në Maqedoni të Veriut.

 

Aksioni pasoi pas hetimit katërmujor ndërkaq në bazë të informatave të marra, policia kreu kontroll përgjatë bregut të liqenit afër Pogradecit, ku zbuloi motoskaf me të cilin kryesit, drogën që ndodhej në të, duhej ta transportonin në anën tjetër të liqenit.

Shtohet se si dëshmi materiale janë konfiskuar edhe moto skafi, një gomone, automobili i llojit “mercedes”, telefona celularë, si dhe lëndë të tjera të përdorura në këtë aktivitet kriminel.

Paraprakisht, më datën shtatë të këtij muaji, policia konfiskoi 23 kilogramë marihuanë, e cila duhej të transportohej në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe arrestoi dy persona, gjithashtu nga Pgradeci.

Related posts

Dyshohet se detyroi një femër të kryej marrëdhënie seksuale, arrestohet një person në Fushë Kosovë

D V

Kapet me 100 mijë franga një shofer nga Gostivari në vendkalimin kufitar Deve Bair

D V

Dy të vdekur në një aksident trafiku në magjistralen Prizren-Gjakovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com