Agjencia Zhurnal.mk

Është përmirësuar transparenca e Këshillit gjyqësor

Shkup, 16 janar, zhurnal.mk – Këshilli gjyqësor i Republikës të Maqedonisë së Veriut, në periudhën e punës shtator-dhjetor të vitit 2019, e ka rritur aktivitetin e tij me shpallje të regullt të reagimeve dhe kumtesave deri te opinioni në lidhje me ngjarjet aktuale të cilat ndikojnë në pavarësinë e gjyqësisë. Ky konstatim është pjesë e raportit të kuartalit të fundit prej Institutit për të drejtat e njeriut (IDNJ), ku mes tjerash thuhet se për informatat më të rëndësishme, të cilat është dashur të arrijnë te opinioni më i gjërë Këshilli gjyqësor duhet të dërgojë reagime, kumtesa edhe direkt te gazetarët.

“Kumtesat për mbajtje të seancës së regullt dhe në kohë janë publikuar në ueb faqen e Këshilit. Kumtesat të cilat janë publikuar pas çdo seance për vendimet e sjellura të seancave janë në kohë dhe përmbajnë informata më detajore nga ato paraprake. Para çdo seance të rëndësishme kryetari i Këshillit është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. Në këtë drejtim ka përmirësime nga aspekti i dhënies së përgjigjeve më detajore nga kryetari dhe mosrefuzimi i përgjigjes edhe për çështje më delikate. Këshilli gjyqësor i ka publikuar shpalljet dhe vendimet për zgjidhje. Vendimet për shkarkim të gjykatësit dhe kryetarit të gjykatës nuk janë publikuar, me arsyetimin se afatet për ankesë nuk kanë kaluar. Megjithatë, për të kënaqur interesin e opinionit, veçanërisht në periudhën e mosbesimit të rritur në gjyqësi, nga vlera e veçantë është këto vendime të publikohen anonim”, thuhet në raportin e fundit të IDNJ-së.

Një pjesë e këtij raporti është edhe puna e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila shqyrtohet nga ana e Këshillit, ku theksohet se për tremujorin e dytë (prill, maj dhe qershor) dhe për muajin gusht, shtator dhe tetor për vitin 2019 konstatohet joazhurnim i rritur i gjykatave.

“Për tremujorin e tretë (periudha gusht-tetor 2019) ishte konstatuar se numri më i madh i gjykatave janë pa efekt. Gjykata të vetme të azhurnuara janë: GjA Gostivar, GJTH Shtip dhe GJTH Shën. Nikollë. Gjatë diskutimit për këtë pikë ishte theksuar nevoja të zgjidhet problemi me mosazhurnimin e gjykatave, me ç’rast, si problem kryesor u theksua numri i pamjaftueshëm i gjykatësve dhe administratës gjyqësore. Megjithatë, ishte përmendur se në këtë periudhë nuk ka tendencë të rritjes së lëndëve. Nga ana tjetër, ishte përmendur se në këtë kuartal rrjedh periudha e fellës gjyqësore dhe pushimet gjyqësore, për shkak të së cilës çdo vit paraqitet mosazhurnimi i numrit më të madh të gjykatave”, thuhet në raport.

Përmirësime në punën e Këshillit, ka edhe në pjesën e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor. Sipas raportit të IDNJ-së, i cili është përpunuar në suaza të projektit “Aksion për transparencë më të madhe, llogaridhënie dhe efektivitet të Këshillit gjyqësor”, thuhet se për herë të parë Këshillit gjyqësor publikoi edhe kumtesë të veçantë me emrat e kandidatëve. Por, nga IDNJ shtojnë se nga vlera e veçantë do të jetë të publikohen biografitë e kandidatëve, për njoftim më të mirë të gjykatësve me kandidatët për të cilët duhet të votojnë.

Në periudhën e raportit, Këshilli gjyqësor, publikoi shpallje për zgjedhje të 19 gjykatësve në gjykatat themelore në shtet. Për momentin ka vetëm 18 kandidatë me Akademi të përfunduar. Me publikimin e shpalljes për një numër më të madh të gjykatësve, nga kandidatët e Akademisë krijohet mundësi në ndonjërën nga gjykatat të zgjidhet edhe gjykatës i cili vjen nga ndonjë tjetër gjykatë në shtet.

Periudha e punës (shtator-dhjetor 2019) e Këshillit gjyqësor, do të mbahet mend edhe pas seancës së pasuksesshme për zgjedhje të gjashtë gjykatësve për Gjykatën e Apelit Shkup, pas shpalljes së publikuar më 07.02.2019.

“Zgjedhja e gjykatësve për Gjykatën e Apelit Shkup ishte vendosur në rend dite, ishte konstatuar se ka mbi 60 kandidatë të paraqitur, por anëtarët nuk kaluan në votim. Këshilli gjyqësor nuk dha arsye të arsyetuar pse nuk kaloi në votim dhe zgjedhje të kandidatëve”, thuhet në raportin e IDNJ-së.

Përveç seancave ku është diskutuar për zgjedhje të gjykatësve, Këshilli gjyqësor, në periudhën e cituar ka diskutuar edhe për shkarkim të gjykatësve. Dhe ashtu një kryetar i gjykatës është shkarkuar nga funksioni i kryetarit të gjykatës dhe gjykatësit, një (1) gjykatës është shkarkuar nga kryerja e funksionit të gjykatësit dhe për dy gjykatës është ndërprerë procedura. Janë sjellur vendime për largim të përkohshëm nga kryerja e funksionit gjyqësor dhe kryetarit të gjykatës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...