Agjencia Zhurnal.mk

Është rritur në 31 numri i të vdekurve nga tërmeti

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se është rritur në 31 numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazığ të Turqisë.

Në një deklaratë AFAD njoftoi se 31 persona kanë humbur jetën ndërsa 1.556 të tjerë janë të plagosur që kanë marrë trajtime në spital pas tërmetit që goditi pjesën lindore të Turqisë mbrëmjen e 24 janarit.

AFAD ka bërë të ditur se si rezultat i operacioneve të kërkim-shpëtimit deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 45 persona.

Në rajon kanë mbërritur 9.233 çadra prej të cilave ka përfunduar instalimi i sasisë së nevojshme. Pas analizave përcaktuse të dëmeve është konstatuar se janë shembur 76 ndërtesa, janë dëmtuar rëndë 642 dhe 425 ndërtesa kanë dëme të vogla dhe të mesme, njoftoi AFAD në deklaratën e saj.

Gjithashtu AFAD tha se në punimet në terren janë të angazhuar një personel prej 3.433 personash të ekipeve të kërkim- shpëtimit si dhe 192 të tjerë nga grupet për çështjet e ushqimeve, strehimit, energjisë, komunikmit dhe punimeve të tjera psiko-sociale.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...