Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Është rritur numri i rasteve me Kovid-19, është ulur numri i të vdekurve

Shkup, 2 shkurt – Sipas raportit javor të Institutit për shëndet publik në periudhën prej 25 deri më 31 janar janë testuar gjithsej 13.742 materiale në laboratoret në të cilët po zbatohet testimi molekular dhe testimi antigjen për prani të SARS-CoV-2, me rritje prej 24,5 për qind në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 2.036 raste të reja pozitive nga 33 qytete në vend me rritje prej 17,9 për qind në raport me javën e kaluar.

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=984; 48,3 për qind), me incidencë javore – 159,3/100.000. Incidenca më e lartë javore prej 611,4/100.000 është regjistruar në Demir Kapi.

Përqindja e pozitivitetit në periudhën e përmendur lëvizë prej 9 deri 18 për qind mesatarisht 14 për qind, identike si javën e kaluar.

Janë regijitruar persona të sëmurë në të gjitha grup moshat. Më e përfaqësuar është grup mosha mbi 60 (n=540, 26,5 për qind). Numër i madh i të sëmurëve janë regjistruar edhe tek personat në grup moshat prej 40 deri 49 vjeç )n=368; 18,1%), prej 50 deri 59 vjeç (n=365; 17,9%), prej 30 deri 39 vjeç (n=374; 18,4%) dhe prej 20 deri 29 vjeç (n=251; 12,3%). Më i vogël është numri tek fëmijët në moshë deri nëntë vjeç )n=41; 2 për qind( dhe prej 10 deri 19 vjeç (n=97; 4,8%).

Pas dy testeve të marra negative për prani të SARS CoV-2 apo me përdorim të algoritmit të ri, si të shëruar llogariten 2.977 persona të cilët ishin të hospitalizuar apo në mjekim shtëpiak, që është për 41,4 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.

Janë paraqitur 64 raste të vdekjes nga 18 qytete, me ulje prej 7,2 për qind në krahasim me javën e kaluar. Në raport me moshën, 55 persona ishin mbi 60 vjeç, 6 persona në moshë prej 50 deri 59 vjeç dhe 3 persona në moshë prej 40 deri 49 vjeç.

Raporti javor i Institutit për shëndet publik për gjendjen me Kovid-19 për periudhën prej 25 deri 31 janar, si dhe gjendja kumulative publikohen në ueb faqen e Institutit për shëndet publik: http://iph.mk/. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...