Është shpallur thirrje publike për Masën 112 për ndihmë për bujqit e rinj për të filluar veprimtari bujqësore

nga D. V.

Shkup, 14 prill – Është shpallur thirrje publike për Masën 112 përmes së cilës ofrojmë ndihmë për bujqit e rinj për të filluar veprimtarinë bujqësore. Vlera e grantit është 600.000 denarë ose 10.000 euro që paraqet 100% të shpenzimeve të bëra. Prioritet i Qeverisë dhe i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është zhvillimi i bujqësisë së vendit me theks të veçantë te bujqit e rinj, thonë nga Pres shërbimi i qeverisë.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është deri më 9 maj të këtij viti.

Kushtet të cilat duhet të plotësohen janë:

-personi që aplikon të jetë në moshë prej 18 deri në 40 vjeç,
-të jetë hera e parë që fillon me veprimtari bujqësore,
-të ndërmerr një ekonomi bujqësore ekzistuese ose të themelojë një të re,
-dhe të jetë i regjistruar në regjistrin unik të ekonomive bujqësore në 18 muajt e fundit.

“Përmes masave dhe projekteve, angazhimi ynë si Qeveri është të investojmë në zhvillimin e bujqësisë së vendit, ta bëjmë atë më të konkurrueshme në treg dhe të hapim vende të reja pune për të rritur të ardhurat e bujqve. Qeveria po ia kthen dinjitetin e humbur bujqve. Puna e tyre fillon të vlerësohet siç duhet”, thuhet në kumtesë.

Fokusi ynë është që investimet në bujqësi të jenë të leverdishme dhe për këtë arsye vazhdojmë me mbështetje intensive për sektorin bujqësor.

Të rinjtë kanë një mundësi të shkëlqyer për të nisur biznesin e tyre dhe të përfitojnë nga mundësitë që po krijojmë.

Premtuam, u obliguam dhe realizojmë. Qeveria mbetet e përkushtuar në sjelljen e masave dhe projekteve për bujqit, bëjnë të ditur nga Qeveria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More