Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Është shtyrë vizita e Osmanit në Bosnjë e Hercegovinë

Shkup, 12 shkurt – Vizita e paralajmëruar për sot në Bosnjë e Hercegovinë e delegacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, është shtyrë, kumtoi MPJ në BeH.

Siç transmeton gazeta sarajevase “Dnevni avaz”, në kumtesën e Ministrisë ceket se vizita është shtyrë “për shkak të problemeve teknike lidhur me ardhjen e delegacionit nga Republika e Maqedonisë së Veriut në BeH”.

Ministria boshnjake informoi edhe se për datën e re të vizitës mediumet do të informohen me kohë.

Osmani sot duhej të qëndronte për vizitë pune në BeH, në kuadër të turneut të tij nëpër vendet e rajonit. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Do të formohet NP për menaxhim dhe mbrojtje të Parkut Nacional Mali Sharr

Z H

Azeski: Ballkani të hapet, historia të mbyllet, biznesi të bashkohet

Z H

Finance Think: Fokusi nevojitet të vendoset në efikasitetin e shpenzimeve

Z H

MPPS me thirrje të respektohen masat për mbrojtje nga i ngrohti

Z H

Zaev zyrtarizon bashkëpunimin me PDSH-në në zgjedhjet lokale

Z H

Meteo-alarm portokalli, Qeveria me rekomandime për mbrojtje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...